Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mësimi online, dekani Laçi: Zhvillohet normalisht, interesi i jashtëzakonshëm

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 14:37 | Aktualitet
Mësimi online, dekani Laçi: Zhvillohet normalisht, interesi i

Sabri Laçi, dekan i Fakultetit të Historisë dhe i Filologjisë, u shpreh në A2 se mësimi online është duke ecur normalisht dhe interesi i studentëve është i madh.

“Informacioni është inkurajues për të gjithë. Mësimi zhvillohet rregullisht në të gjitha programet, të nivelit të parë dhe të dytë. Zhvillohen të gjitha rubrikat e parashikuara në kurrikul. Ka një pjesëmarrje të konsiderueshme, interesi është i jashtëzakonshëm. Kjo ka qenë edhe një zgjidhje për studentët dhe stafin për të dalë nga plogështia e situatës. Punët që po bëhen janë të një standardi të lartë. Ne nuk jemi gjetur krejt të papërgatitur. Ne kemi aplikuar metoda dhe platforma të njohura. Stafi ka qenë i gatshëm për të hyrë në këtë proces të ri, modern.

Na vjen mirë që japim këtë mesazh, pasi shqetësimi është i arsyeshëm, pasi bëhet fjalë për vitin akademik, bëhet fjalë për studentët që do të diplomohen apo ata që do të kalojnë në një cikël më të lartë. Besoj fort se të gjithë do ta kenë këtë mundësi, nuk do të humbasin asgjë nga viti akademik”.

Por kur mund të nisë mësimi normalisht? “Nuk ka një afat të përcaktuar, por ne jemi në kontakt me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. Ne po përgatitemi për më të keqen. Edhe nëse nuk arrijmë të kthehemi në auditorë, të mbyllen programet mësimore. Ngecje mund të ketë te praktikat, por edhe për këtë jemi në bisedime për një zgjidhje”, u shpreh dekani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë