Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pandemia nga koronavirusi, bilanc tjetër negativ nga Franca

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 20:19 | Bota
Pandemia nga koronavirusi, bilanc tjetër negativ nga Franca

Një tjetër rekord negativ është regjistruar në Francë ku u raportuan 762 viktima vetëm në 24 orët e fundit. Me këto shifra, numri i personave që kanë humbur jetën nga pandemia e Covid-19 ka arritur në 15 729, 10 129 prej të cilëve në spitale dhe 5600 në azile.

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon deklaroi se fatmirësisht është përmirësuar situata në terapinë intensive ku për të gjashtën ditë radhazi është ulur numri i personave të shtruar. Aktualisht janë 6730 persona që kërkojnë trajtim më të specializuar.

Numri i rasteve të reja në 24 orë u rrit me 6500 duke arritur numrin e përgjithshëm 143 mijë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë