Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Përfiton nga aeroplanmbajtëset amerikane në karantinë, Kina afron të vetën brigjeve të Tajvanit

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 14:44 | Bota

Në një kohë kur pandemia ka frenuar aktivitetin civil dhe ushtarak në çdo cep të planetit, Kina merr një vendim që mund të ngrejë së tepërmi nivelin e tensionit në Azi, dhe atë global Uashington-Pekin.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes të Tajvanit, aeroplanmbajtësja e parë kineze, Liaoning, që mund të mbajë deri në 24 avionë ushtarakë, të shtunën ka kaluar ngushticën e Miyakos, për t’iu drejtuar ishullit që Pekini gjykon ende si provincë rebele nga viti 1949.

Sipas Taiwanit, “Liaoning” ishte e shoqëruar edhe nga 5 anije të tjera ushtarake, në një nga lëvizjet ushtarake më të mëdha të kohëve të fundit.

Por si mund të ndodhte kjo? Taiwani jo vetëm është partner i “hekurt” i Shteteve të Bashkuara, por Uashingtoni është garant i mbrojtjes së saj nga pretendimet e Pekinit.

Por në këtë rast përgjigjja amerikane u pamundësua nga koronavirusi. Në fakt, aeroplanmbajtësja USS Roosevelt që zakonisht ndodhet në ato ujëra, për shkak të rasteve të COVID-19 në bord, ku rreth 600 marinarë rezultojnë pozitivë, ndodhet në bazën e ishullit të Guam. E njëjta gjë edhe për aeroplanmbajtësen USS Reagan, e cila për më tepër ndodhet në Japoni për riparime.

https://a2news.com/2020/04/06/kapiteni-i-shkarkuar-nga-aeroplanmbajtesja-amerikane-pozitiv-me-koronavirus/

Faktikisht, pandemia e ardhur nga Kina ka bërë të mundur që kinezja Liaoning të jetë e vetmja aeroplanmbajtëse aktive në Paqësorin perëndimor, dhe Pekini nuk e ka humbur rastin "e artë" për të kërcënuar sërish ishullin me kryeqytet Taipei.

Forcat amerikane mundën t’u përgjigjeshin Pekinit vetëm ditën e djeshme, me një stërvitje të disa dhjetëra avionëve, por tashmë mesazhi kinez ( i Republikës Popullore, nga momenti që edhe Taiwani e quan veten Republika e Kinës) kishte shkuar qartë deri në Shtëpinë e Bardhë, duke tensionuar ende më shumë marrëdhëniet e acaruara nga marrëdhëniet tregtare dhe çështjes së koronavirusit.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani