Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Plani i hapjes, Rama: I ngjashëm me Austrinë, shtrëngohen masat në varësi të zhvillimeve

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 18:39 | Aktualitet
Plani i hapjes, Rama: I ngjashëm me Austrinë, shtrëngohen masat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me lehtësimin “me pikatore” siç i quan ai të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas kryeministrit Edi Rama plani i qeverisë shqiptare për hapjen është i njëjtë me atë të Austrisë, e cila e ka pak më të avancuar në kohë.

Edi Rama citon kancelarin austriak duke thënë se nëse shifrat e të prekurve të rinj do të përkeqësohen atëherë do të ketë një mekanizëm që do të rikthejë sërish masat shtrënguese.

“Austria ka një plan hapjeje të ngjashëm me tonin dhe më të avancuar në kohë me rreth 10 ditë. Ja çfarë ka shkruar para pak minutash në twitter kancelari austriak: "Qasja jonë në muajt e ardhshëm do të jetë e qartë: aq liri sa të jetë e mundur, aq shtrëngime sa të jetë e nevojshme. Nëse numrat do të lëvizin në drejtimin e gabuar, ne do përdorim frenat e emergjencës që do të jenë gati në çdo moment", shkruan Rama në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë