Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Revista “Science”: Karantina mund të rikthehet me periudha deri në 2022

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 20:38 | Bota
Revista “Science”: Karantina mund të rikthehet me periudha deri

Sipas një studimi të publuar së fundmi në revistën “Science” nga shkolla e Shëndetit Publik T.H.Chan në Universitetin e Harvardit, karantina do të zgjasë me ndërprerje deri në vitin 2022, së bashku me masat e distancimit social. Pa ilaçet e duhura dhe vaksinën, me heqjen e masave shtrënguese, Covid-19 do të rikthehet periodikisht deri në vitin 2022.

Të gjitha opsionet e mundshme, në bazë të një modeli matematik, tregojnë që infeksioni mund të rikthehet sapo të hiqen masat kufizuese.

Megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë do të na sjellë e ardhmja. Gjithsesi, në bazë të përllogaritjeve kemi përball faktorin e panjohur në llogaritjet, kohëzgjatjen e mbrojtjes të dhënë nga antitrupat anti Covid-19. Për këtë arsye studiuesit theksojnë nevojën urgjente për të kryer studime serologjike mbi popullatën.

A2 CNN Livestream

Dita jonë