Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Të akuzuarit për vrasjen e Kasmit refuzojnë gjyqin "online"

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 10:45 | Kronikë
Të akuzuarit për vrasjen e Kasmit refuzojnë gjyqin

Efthimio Efthimious dhe Elton Halipaj, të akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në 29 janar të vitit të kaluar në Tiranë, refuzojnë të gjykohen “online”.

Gjykata e Posaçme tentoi të zhvillonte përmes videokonferencës seancën e radhës në ngarkim të tyre, duke u lidhur përmes teknologjisë me Efthimiun në burgun e Peqinit dhe Halipajn në burgun 313 në kryeqytet. Por, të pandehurit deklaruan se nuk dëshironin vijimin e gjyqit në këtë situatë, duke e vlerësuar si jo efektive një seancë “online”.

Në këto kushte, gjykata u detyrua të pezullojë gjykimin deri në përfundim të pandemisë dhe rikthimin e situatës. Zhvillimi i gjyqeve përmes video-konferencës u parashikua në aktin normativ për veprimtarinë në gjykata gjatë pandemisë Covid-19.

Prioritet kanë çështjet gjyqësore, ku të pandehurit janë në përfundim të afateve të paraburgimit. Burime pranë Gjykatës së Posaçme bënë me dije se do të bëhet përpjekje që çdo gjykim të zhvillohet përmes videokonferencës.

Realizimi është i vështirë për seancat me shumë të pandehur për shkak se nevojitet që burgjet të zotërojnë kompjutera apo lap top për secilin të pandehur. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli