Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Anketa e biznesit për COVID-19: Gjysma të mbyllur, nuk paguajnë dot taksat

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 16:29 | Ekonomi

Gjysma e ekonomisë sot është e mbyllur. Në Këshilli i Investimeve është prezantuar anketa e zhvilluar tek biznesi lidhur me ndikimin e koronavirusit në aktivitetet e tyre. Nga anketa ka rezultuar se 50% e bizneseve të pyetura e kanë mbyllur aktivitetin tërësisht.

Të pyetur se cili do të jetë impakti i COVID-19 në aktivitetin e tyre, 73% e të anketuarve deklarojnë se ndikimi do të jetë shumë negativ dhe vetëm 1 % mendon se nuk do të ketë impakt dhe këtu përfshihen bizneset e zinxhirit ushqimor.

Pjesa dërrmuese e subjekteve  të pyetura në anketë përgjigjen se presin ulje të të ardhurave vjetore. Pritshmëria është e njëjtë në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe pavarësisht madhësisë së tyre. Bizneset rendisin si tre problemet kryesore: mungesën e klientëve; mungesën e likuiditetit dhe pamundësinë për të paguar detyrimet tatimore.

Anketa e Këshillit të Investimeve pasqyron përgjigjet e 361 bizneseve, ky 46% e tyre kanë subjekte me xhiro mbi 14 milionë lekë, çka do të thotë biznes i mesëm dhe i madh. Ajo është realizuar me biznese në të gjithë Shqipërinë për periudhën nga 28 marsi deri më 9 prill.

A2 CNN Livestream

Dita jonë