Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Do të sulmonin bazat amerikane në Gjermani, arrestohen katër pjesëtarë të ISIS

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 14:37 | Bota
Do të sulmonin bazat amerikane në Gjermani, arrestohen katër

Autoritetet gjermane thonë se kanë arrestuar katër të dyshuar si pjesëtarë të ISIS, të cilët po planifikonin të kryenin një sulm në bazat ushtarake amerikane në vend.

Prokurorët federalë thanë se të dyshuarit u arrestuan të mërkurën në mëngjes në disa vende të ndryshme në landin e Rinit Verior dhe Vestfalisë.

Personat u identifikuan si Azizjon B., Muhammadali G., Farhodshoh K. dhe Sunatullokh K., të gjithë shtetas të Taxhikistanit, por mbiemrat e tyre nuk u bënë publikë për arsye privatësie.

E përjavshmja gjermane “Der Spiegel” raportoi se lideri i grupit, një 30-vjeçar gjithashtu nga Taxhikistani, i identifikuar si Ravsan B., ishte në burg prej vitit të kaluar për akuza në lidhje me armë zjarri.

Prokurorët thanë se të gjithë të arrestuarit ishin bashkuar me ISIS në fillim të vitit 2019 dhe kishin kontakte me persona të rëndësishëm brenda radhëve të grupit. Fillimisht sulmi raportohet të jetë planifikuar për t’u zhvilluar në Taxhikistan, por më vonë objektivi u ndryshua, duke u bërë Gjermania, baza ajrore amerikane atje dhe personat që kishin kritikuar islamin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli