Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Jo të gjithë po humbasin para, në kohë pandemie. Dikush ka fituar 24 miliardë dollarë

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 12:13 | Lifestyle

Kriza ekonomike globale si pasoje e pandemisë ka tkurrur buxhetin e vendeve, si dhe portofolin e një pjese të madhe miliarderësh.

Kriza “më e rëndë nga viti 1930”, siç e përkufizoi dje raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërthuret në fakt me vështirësi të tjera nga koronavirusi, siç është "lufta e naftës", midis Arabisë Saudite dhe Rusisë që ka ulur çmimin e fuçisë, ose marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Kinë.

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos

Sipas indeksit të Bloomberg, “pasanikët” botërorë si pasojë të eventeve të 2019-ës dhe 2020-ës  kanë humbur plot 553 miliardë dollarë.

Por jo të gjithë. Dikush, në këtë “masakër” ekonomike, jo vetëm nuk është vënë në vështirësi, por ka fituar shuma marramendëse dhe ka konsoliduar pozicionin e tij.

Familja Walton është ajo më e pasura në botë

Mbi të gjithë, pikërisht ai, njeriu më i pasur i botës. Amerikani Jeff Bezoz, babai i gjigantit Amazon, sipas indeksit ka përfituar këtë vit rreth 24 miliardë dollarë. Arsyeja është dukshme. Shitjet online, në një botë të detyruar në karantinë, janë shumëfishuar, ashtu si shërbimet zbavitëse “on demand”, ku Amazon po specializohet vitet e fundit, duke rivalizuar kompani si Netflix  dhe të tjerë.  

https://a2news.com/2019/03/06/bezos-me-i-pasuri-ne-bote-jenner-rrezon-nga-froni-zukerberg/

Pasuria personale e Bezos shkon në 138 miliardë dollarë, larg nga gjithë të tjerët. Gjithsesi, të paktën zyrtarisht, familja më e pasur mbetet ajo Walton, pronare e kompanisë Wal-Mart, e ndarë tashmë në disa trungje. Familja Walton vlen 169 miliardë, së bashku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë