Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Katër familjarë dhe një kolege e infermierit në Kukës, pozitivë me koronavirus

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 09:53 | Aktualitet
Katër familjarë dhe një kolege e infermierit në Kukës,

Katër pjesëtarë të familjes së infermierit të infektuar me koronavirus në Kukës dhe një kolege e tij, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Konfirmimi i tyre u bë pas testit të kryer në ISHP dhe përfundimit të rezultateve. Pas rastit të djeshëm, ISHP mori 58 tampone, nga të cilët 27 për personelin mjekësor e pjesa tjetër për familjarët dhe kontaktet e tyre.

5 rastet e reja dolën nga testimin i 27 tamponëve të realizuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot janë dërguar 31 tamponë drejt laboratorit në ISHP.

Njësia vendore e shëndetësisë në Kukës tha se po punon pa ndërprerë dhe me autoritetet për situatën e krijuar dhe identifikimin e plotë të vatrës. Bëhet e ditur se familjarët dhe infermierët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani