Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Spahia i PD: Pse nuk analizohen tamponët e Shkodrës, po fshihet realiteti

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 12:52 | Politikë
Spahia i PD: Pse nuk analizohen tamponët e Shkodrës, po fshihet

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Partia Demokratike denoncoi sot faktin që shifrat e të prekurve nga koronavirusi në Shkodër sipas saj po censurohen nga institucionet shtetërore.

Sipas ish-deputetit Bardh Spahia, kryeministri Rama “po manipulon shifrat”, duke marrë parasysh faktin që dje Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk kishte të infektuar të rinj në Shkodër.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2589811144679603&id=100009522289777

“Dje janë marrë 54 mostra testimi në Shkodër dhe ka dyshime të forta se nuk është analizuar asnjëra!”, thotë Spahia në postimin e tij në Facebook,  dhe shton se kryeministrit “nuk i pëlqejnë shifrat në rritje, dhe po fsheh përhapjen e koronavirusit, në vend që ai të gjurmohet, frenohet e trajtohet”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli