Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tabaku: Qeveria përjashton importuesit e jahteve nga TVSH, por jo sipërmarrjet që vuajnë krizën

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 12:35 | Politikë
Tabaku: Qeveria përjashton importuesit e jahteve nga TVSH, por jo

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzon qeverinë se përjashtoi importuesit e jahteve nga TVSH, por jo sipërmarrjet që vuajnë sot krizën e pandemisë.

“Mbrëmjen e djeshme bëra publik një projektvendim të qeverisë për të përjashtuar nga TVSH-ja importuesit e Jahteve. Projektvendimi u dërgua në Kuvendin e Shqipërisë në datën 10 Prill 2020. Çdo shqiptar ka ende mundësinë ta shohë të zezë mbi të bardhë vendimin që i përjashton importuesit e jahteve nga TVSH, por jo sipërmarrjet që vuajnë sot krizën e pandemisë”, shkruan Tabaku në një status në Facebook.

Më tej, Tabaku shton se tani kushdo e ka të qartë se fytyra e vërtetë e qeverisë në 7 vjet ka qenë pikërisht kjo. “Abuzo me pushtetin, jepu vetëm një grushti individësh lehtësira fiskale dhe më pas propagando sikur po punon për shqiptarët. Ky ka qenë dhe është rrethi vicioz i qeverisë prandaj nuk është habi që edhe sot të vazhdojnë të njëjtën skemë. Megjithëse hera herës, kur nevoja thërret janë të gatshëm të shiten edhe si luftëtarë pro-shqiptarëve e gjoja  të luftojnë oligarkinë me fjalë, por jo me vepra. Në realitet bëjnë atë qe kanë bërë në 7 vite: vetëm mbështesin oligarkët me çdo mënyrë me ligje speciale, me favore, me tendera! Bamirës me oligarkët, arrogant me ato në nevojë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani