Të prekurit nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut arrijnë në 974

maqedoniaa 1100x620

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, në deklaratën e saj të përditshme për shtyp, bën me dije se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 66 raste të reja me virusin Covid-19.

Momentalisht në Maqedoninë e Veriut raportohen 974 persona të infektuar me koronavirus. Rastet e reja të të prekurve me koronavirus raportohen në Shkup, Tetovë, Strugë, Velesh, Shtip, Gostivar e Ohër.

Gjithashtu një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje duke e çuar numrin total të viktimave në 45.

Lajmi i mirë që vjen nga Maqedonia e Veriut është se ditën e sotme kanë lënë spitalin infektiv 12 pacientë të cilët janë shëruar nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i personave që kanë fituar luftën përballë pandemisë ka arritur në 98.