Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Trump bllokon fondet për OBSH-në, ekspertët: Krim ndaj njerëzimit

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 09:54 | Bota
Trump bllokon fondet për OBSH-në, ekspertët: Krim ndaj

Pasi e kishte paralajmëruar disa herë, me kritika të shumëfishta, Donald Trump zyrtarizoi divorcin e administratës së tij nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në konferencën e përditshme për shtyp, presidenti amerikan zyrtarizoi faktin që Shtetet e Bashkuara do të pezullojnë kontributin e tyre ndaj organizatës ndërkombëtare, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm. Shtetet e Bashkuara kanë qenë nga viti 1948 kontributori i parë i OBSH-së, me fonde që shkojnë deri në 500 milionë dollarë në vit.

“Ndërkohë, Kina paguan rreth 40 milionë”, shtoi Trump, dhe ky është çelësi për të kuptuar vendimin e paprecedent. Presidenti amerikan mendon se në rastin e pandemisë, OBSH-ja ka mbajtur fillimisht anën e Pekinit zyrtar, duke mos dhënë dimensionin real të emergjencës që në pak ditë do të shndërrohej në globale.

“Po të kishte çuar ekspertë për të vlerësuar situatën në terren dhe të kishte kërkuar transparencë nga Kina, përhapja mund të ishte kufizuar në burim”, shtoi Trump gjatë konferencës.

Qasjen e SHBA-së e qartësoi edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo: “Ne duam që OBSH-ja të kthehet në funksionin e saj primar, që është një informim i shpejtë dhe real mbi atë që ndodh në fushën e shëndetësisë”, tha ai.

https://a2news.com/2020/04/09/kreu-i-obsh-kerkon-ti-jepet-fund-politizimit-te-covid-19/

Janë shumë ekspertët që kanë reaguar ndaj vendimit të Uashingtonit, duke e dënuar atë.

Gazeta prestigjioze e mjekësisë, Lancet, e ka cilësuar si një “krim ndaj njerëzimit”, ndërkohë që të tjerë shpjegojnë se OBSH-ja është praktikisht organizata e vetme ku mbahet shëndetësia në shumë vende afrikane dhe aziatike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë