Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Anketa e Covid-19: Bizneset në vështirësi, nuk kanë klientë dhe as likuiditet

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 16:58 | Ekonomi

Kriza e koronavirusit vendosur në vështirësi të mëdha bizneset shqiptare. Problematikat që shfaqen janë të ndryshme, në varësi të sektorit ku ato operojnë.

Anketa e Këshillit të Investimeve, ku u pyetën 361 biznese, 46% e të cilave kompani të mëdha nxori në pah se në sektorët e industrisë, bujqësisë, ndërtimit dhe shërbimeve dy problemet kryesore janë mungesa e likuiditetit dhe mungesa e klientëve. Të dy kanë elementë të lidhur me njëri-tjetrin dhe të diktuar nga emergjenca shëndetësore dhe urdhri i qeverisë për kufizimin e lëvizjeve.

Probleme të tjera që evidentojnë këta sektorë janë pamundësia për të paguar detyrimet tatimore, pamundësia për të paguar pagat, rritja e kostove, ulja e prodhimit dhe probleme në organizimin e punës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani