Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

COVID-19, bizneset kthejnë sytë drejt shërbimeve online

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 17:08 | Ekonomi

Kufizimi i orarit të lëvizjeve për shkak të situatës me koronavirusin detyroi shumë biznese që procedurat në raport me institucionet shtetërore t’i kryenin në mënyrë elektronike.

Anketa e Këshillit të Investimeve, ku u pyetën 361 kompani në të gjithë Shqipërinë tregoi se 81% e bizneseve të pyetura deklaruan se kanë përdorur shërbimet online të ofruara dhe 77% e tyre u shprehen se do të vazhdojnë t’i përdorin në të ardhmen.

Nga ana tjetër, situata me koronavirusin i ofroi biznesit mundësinë që të riorganizohet për të ofruar shërbimet online. Nëse më përpara kjo mundësohej vetëm për biznesin e veshjeve, tashmë ka nisur edhe për atë të tregtimit të produkteve ushqimore.

Anketa evidenton se 42% e bizneseve të pyetura, janë përgjigjur se do të orientohen drejt ofrimit të shërbimeve online dhe kryesisht sektori i shërbimeve. Ndërkohë që kompanitë parashikohet që të bëjnë investime të mëdha në teknologji të reja dhe në menaxhimin e riskut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani