Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dobësim i Ozonit mbi Antarktidë, forca e natyrës e kompenson në skajin tjetër të globit

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 22:54 | Bota
Dobësim i Ozonit mbi Antarktidë, forca e natyrës e kompenson

Kjo pranverë po regjistron vlera rekord të dobësimit të ozonit mbi Arktik. Një situatë e ngjashme është vrojtuar në pranverën e vitit 2011, kur rrezatimi ultra-vjollcë u rrit me 50% në rrethin Arktik të Kanadasë dhe me 60% në Evropën Veriore.

Sipas Kopernikus, ky dobësim i shtresës së Ozonit do të vijojë në muajt e ardhshëm të vitit 2020 si pasojë e temperaturave shumë të ulëta në shtresat e sipërme të atmosferës dhe pikërisht mbi rajonin e Arktikut.

Pakësimi i Ozonit në atmosferë dëmton të vetmin filtër të Tokës kundrejt rrezatimit ultra-vjollcë.

Por, si për t’a kompensuar, në skajin tjetër të globit, vrima e Ozonit mbi Antarktikë po shënon këto muaj ngushtimin më të madh të saj që nga historia e matjeve të Ozonit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë