Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Gjej më të mirën nga e keqja”, karantina e Eneda Tarifës dhe "koncertet" poshtë ballkoneve

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 10:23 | Showbiz
“Gjej më të mirën nga e keqja”, karantina e Eneda

Prej fillimit të marsit, këngëtarja Eneda Tarifa, po ashtu si pjesa më e madhe e shqiptarëve, është duke qëndruar në karantinë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Gjej më të mirën nga e keqja. Mundohen të gëzohem me ato gjërat e vogla. Po bëj punë të pabëra, lexoj, shoh filma, mbi të gjitha po shfrytëzoj kohë me vajzën time. Nuk ka ardhur akoma ai piku i mërzitjen, po mbahem fortë. Jam shumë mirë”, kështu u shpreh në një lidhje në Dita Jonë këngëtarja.

Më tej, këngëtarja theksoi se artistët janë një nga kategoritë më të prekura nga izolimi i qytetarëve. “Besoj që jemi kategoria më e dënuar në këtë mes nga pandemia, pasi nëse nuk ka njerëz që gëzojnë bashkë, që përqafohen që lumturohen, nuk ka festë dhe po nuk pati festë nuk ka muzikë. Nuk e di kur vëmendja e shtetit do të përqendrohet edhe te ne, për ta parë më me prioritet. E rëndësishme është që këtu nuk ka përhapje të madhe të pandemisë, të paktën në dukje. Kaosi social akoma nuk ka ardhur”, tha këngëtarja.

Megjithatë, edhe pse në një situatë të tillë, po ashtu si shumë këngëtarë të tjerë edhe Eneda nuk e ka lënë këngën në këto ditë. “Çdo gjë tani po kthehet online dhe ne kemi mbajtur disa sesione live në rrjetet sociale. Më pas, kemi bërë këngën e “Mjekut” të Anita Takes dhe pastaj erdhi një projekt tjetër shumë i bukur, i iniciuar nga një grup artistësh për të dalë në lagjet e Tiranës, duke i shkuar njerëzve poshtë ballkoneve. Dje ishim në Don Bosko. Ishte shumë e çuditshme dhe shumë e bukur njëkohësisht”, u shpreh në Dita Jonë Eneda Tarifa.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani