Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi, 36 raste të reja në Kosovë, 99 të vdekur në Serbi

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 08:23 | Ballkani
Koronavirusi, 36 raste të reja në Kosovë, 99 të vdekur

Shkon në 9 numri i viktimave në Kosovë për shkak të pandemisë koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 36 raste të reja me Covid-19, ndërsa në total janë prekur 423 persona.

Serbia është një tjetër shtet i rajonit që raporton përkeqësim të situatës. Virusi pandemik u ka marrë jetën 99 personave dhe ka prekur më shumë se 4400 vetë.

Qeveria serbe ka ndaluar dhe eksportimin e ilaçeve për 30 ditë. Situatë dramatike paraqitet dhe në Maqedoni të Veriut, ku vetëm ditën e sotme u raportuan 66 raste te reja, duke e çuar në 974 numrin e të infektuarve. Ndërsa 44 persona kanë humbur jetën nga Covid-19.

Ndërkohë, Greqia ka ndaluar me sukses përhapjen e virusit pandemik, pasi prej ditësh nuk ka pasur pak raste të reja. Shteti helen raporton 2192 të infektuar dhe 102 viktima.

A2 CNN Livestream

Dita jonë