Maqedonia e Veriut shënon bilancin më të keq nga koronavirusi që nga nisja e pandemisë

maqedoniaa 1100x620

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, në deklaratën e përditshme për shtyp, bëri me dije se në 24 orët e fundit 107 persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirusin e ri. Bilanc ky më i rëndi që nga dita e parë e shpërthimit të pandemisë në fqinjin tonë.

Deri në këto momente në Maqedoninë e Veriut janë kryer mbi 10 mijë testime dhe 1081 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Gjithashtu një tjetër pacient ka ndërruar jetë nga koronavirusi i ri duke e çuar në 46 numri total të viktimave.

Qytetet më të prekura nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut janë Kumanova, Shkupi dhe Prilepi.