Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pashka Ortodokse, në kisha kremtohet pa besimtarë

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 22:11 | Sociale
Pashka Ortodokse, në kisha kremtohet pa besimtarë

Të krishterët ortodoksë festojnë Pashkën këtë javë dhe në katedralen “Ngjallja e Krishtit” kleri po bëhet gati për ceremoninë e asaj që quhet e enjtja e pësimeve.

Por, në kishë nuk kishte asnjë besimtar përveç kameramanëve të mediave.

Çdo ditë e kësaj jave ka pasur ceremoni të ngjashme në kishë, të cilat janë bërë të gjitha pa praninë e besimtarëve. Teksa i afrohemi të dielës së ngjalljes, e enjtja ka simbolikën e saj.

Në situatën e pandemisë, mesazhet fetare jehojnë më tepër se zakonisht. Dashuria mes njerëzve është lajtmotiv i predikimeve fetare. Por, si ta duam njëri-tjetrin në kohë të tilla kur forma më e mirë është t’i mbajmë larg sikurse bëjnë edhe përfaqësuesit e klerit? Prezenca e tyre është e pakët, edhe pse në festën më të madhe të Krishtërimit.

Sikurse pohojnë vetë ata, kjo bëhet për arsye sigurie.

Mironi është teolog dhe në situatën e këtyre ditëve mendon se forma më e mirë për të festuar Pashkën është me familjarët tanë për të cilët përsërit mesazhin e kryepeshkopit Anastas, i cili gjithashtu mungon në kishë.

Tradita e krishterë parashikon që të enjten e Pashkës të lyhen vezët me bojë të kuqe për t’i thyer me njëri-tjetrin të shtunën në mesnatë, e nëse jetoni vetëm mund ta bëni këtë me fqinjin tuaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli