Shënohen viktima të reja nga koronavirusi në Kosovë

kosova klinika koronavirus 1100x620

Pandemia e koronavirusit vijon të shkaktojë të tjera viktima në Kosovë. Autoritetet shëndetësore raportojnë se gjatë ditës së enjte dy persona nuk e fituan dot betejën përballë Covid-19 duke e çuar në 11 numri total të viktimave.

Personat që ndërruan jetën janë dy gra një nga Peja dhe një nga Prishtina të cilat vuanin dhe nga disa sëmundje të tjera.

Deri në këto momente në Kosovë regjistrohen 423 persona të prekur nga koronavirusi ri. Zonat më të prekura janë ato të Malishëvës, Ferizajt dhe Prishtinës.