Zbuloni telefonin e ri të Apple, i mirë dhe i lirë

Pas vitesh të tëra me modele iPhone-sh më një çmim me katër shifra, tashmë kompania Apple po hedh në treg një model ekonomik me qëllim zgjerimin e bazës së klientëve. Gjatë prezantimit virtual me gazetarët, Apple njoftoi se do të hidhte në treg një version të ri të modelit iPhone SE, i prezantuar fillimisht në vitin 2016.

Gjenerata e dytë e modelit SE fillon me një çmim prej 399 dollarësh, diferencë shumë e madhe kjo me 699 dollarë për një iPhone 11 apo 1099 dollarë për një iPhone 11 Pro Max. Modeli i ri SE është më i vogël sesa linja e fundit e iPhone-ve, por ka procesor të shpejtë sa ai i iPhone 11 Pro. Modeli ka gjithashtu ekran me retinë HD, 4k video dhe një buton qendror që mundëson identifikimin me prekje. Përmasa më e vogël e celularit, lloji i ekranit dhe sistemi ID, ndihmojnë që kostot e këtij modeli të jenë të ulëta, por mund të zhgënjejë përdoruesit e iPhone te cilët tashmë janë mësuar me modelet e reja që kanë përmasa më të mëdha, kualitet me të lartë dhe opsionin e identifikimit të fytyrës.

Por modeli i ri SE ka kamera të gjerë, fokus të shpejtë kur drita është e ulët, përfshirë këtu opsionet e rregullimit të dritës, opsionin e portretit, thellësinë e imazhit etj. CEO i kompanisë, Tim Cook, nëpërmjet një postimi në Twitter, u shpreh se ky është modeli më i mirë me një kamera në serinë e iPhone-ve, ndërsa ka të njëjtën rezistencë baterie si iPhone 8.    

iPhoni i ri SE, vjen në ngjyrë të bardhë, të zezë dhe të kuqe. Ky model mund të porositet duke nisur që nga dita e premte, dhe dërgesat bëhen në datë 24 prill. Këto prodhime të reja ekonomike do t’i japin mundësinë kompanisë Apple, që tërheq më tepër klientë nga SHBA apo dhe vende të tjera, dhe të mund të konkurroj me kompani të tjera që përdorin sistemin Android, si Samsung, që ofron në treg modele shumë më të lira se iPhone.

Modeli ekonomik iPhone, diskutohet prej vitesh, por ky rilançim duket se vjen në kohën e duhur duke marr parasysh situatën delikate dhe të pasigurt ekonomike. Por pandemia Covid-19, mund të prish planet e kompanisë për lançimin e modeleve të reja që flitet se do të ndodh në vjeshtë. Disa analistë dyshojnë se do të ketë vonesa edhe për linçimin e modelit 5G iPhone, derisa fansave të kësaj marke, t’u rikthehet “oreksi” për iPhone.