Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Bardhi: Rama nuk ka para për qytetarët, ndërsa për oligarkët vazhdon pagesat

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 18:11 | Politikë
Bardhi: Rama nuk ka para për qytetarët, ndërsa për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ka para për qytetarët, por vazhdon ndërkohë pagesat për oligarkët.

“Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet t'i ikë përgjegjësisë si kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryhet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize”, lexohet në deklaratën e Bardhit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së shton: “Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje, jo për propagandë e justifikime bajate”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë