Kosova regjistron tjetër viktimë nga koronavirusi, merr dhuratë teste nga Serbia

kosova infektivi 1100x620

Një tjetër pacient ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv të Kosovës si pasojë e koronavirusit, duket e çuar në 12 numrin total të viktimave nga kjo pandemi.

Viktima është një 70-vjeçar nga komuna e Ferizajt, i cili raportohet se vuante dhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Në një njoftim për shtyp, zv/ministri i Shëndetësisë, Faik Hoti tha se deri tani janë testuar rreth 4000 persona të dyshuar për koronavirus, 449 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë.

Hoti nënvizoi Ministria e Shëndetësisë ka ende teste rezervë, ndërsa 1000 të tjera pritet të vijnë nga Serbia si dhuratë për të përballuar situatën nga virusi i ri me origjinë nga Kina.