Njerëzit i kanë “harruar” balonat, me to tashmë luajnë majmunët

majmun2 1100x620

Duket sikur këto javë pandemia kanë përmbysur botën. Dhe shpesh herë, duke marrë shembullin e  kopshtit zoologjik, ata brenda kafazit tashmë janë njerëzit, me kafshët që na shohin nga jashtë, të çuditura.

Por në rastin e këtij majmuni në Indi, përmbysja duket vërtetë ngacmuese. Me rrugët dhe ambientet e përbashkëta të shkreta nga karantina e rreptë në vendin aziatik, janë kafshët që pushtojnë vendbanimet, dhe guxojnë të merren me aktivitetet e njeriut.

Majmuni në video ka marrë një balon të gjetur dikur, dhe me një aftësi çuditëse duket sikur e manovron atë, sipas drejtimit të erës në çatinë e një pallati.

Video ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, dhe shumë komentues vlerësojnë se duhet të marrin leksione nga kafsha, që duket pothuajse një ekspert i fushës.