Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pandemia e koronavirusit, ekonomia e Kinës pëson rënien më të madhe në tre dekada

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 08:40 | Ekonomi
Pandemia e koronavirusit, ekonomia e Kinës pëson rënien më

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në ekonominë kineze, që njoftoi rënien më të madhe ekonomike në tre dekada, si pasojë e pezullimit të prodhimit dhe eksporteve.

Në këto kushte, autoritetet po bëjnë çmos të ndalin rritjen e papunësisë. Prodhimi i brendshëm bruto shënoi rënie prej 6,8 përqind në tremujorin e parë të vitit.

Analistët, ndërkohë, tregojnë se kjo ka ardhur si pasojë e uljes së konsumit të brendshëm, gjithashtu që pritet të gjallërohet pas masave drastike izoluese.

Kriza ka prekur edhe Amerikën. 22 milionë shtetas të saj u regjistruan si të papunë në këtë situatë. Ekonomistët bëjnë thirrje për vëmendje, pasi hendeku ekonomik i krijuar mund të jetë shumë i vështirë për t’u rikuperuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë