Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pandemia koronavirus, Trump zbulon udhëzimet për rihapjen e Amerikës

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 12:27 | Bota
Pandemia koronavirus, Trump zbulon udhëzimet për rihapjen e

Vendimi për rihapjen e Amerikës nuk do të vijë nga presidenti. “Do të vendosin guvernatorët. Ne do të punojmë me ta dhe do t’i ndihmojmë. Por rihapja është një vendim i tyre”, u shpreh Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë vendosi udhëzime për të ndihmuar, por shtetet nuk do të jenë të detyruara t’i ndjekin ato. “Do të ndjekim 3 faza në rihapjen e jetës sonë ekonomike. Nuk do të ndodhë gjithçka menjëherë, por me kujdes dhe hap pas hapi”, tha Trump.

Anthony Fauci, drejtues i Task Forcës së SHBA-së kundër Covid-19, bën thirrje për kujdes të shtuar dhe për heqje graduale të kufizimeve. Në epiqendrën e pandemisë në Amerikë, kryetari i Nju Jorkut, Andrew Cuomo thotë se vendi nuk është gati për t'u rihapur.

“Pse nuk e hapni që nesër? Sepse ne kemi frikë se niveli i infeksionit do të rritet”, tha Cuomo. Numri i pacientëve të shtruar në spitale është ulur, por ky shtet regjistron rreth 2 mijë raste të reja në ditë. Ndërsa po shfaqet dhe një tjetër shqetësim madhor. “Kemi vëzhguar me kujdes spitalet, pasi këto godina janë pika zero e kësaj situate”, theksoi Cuomo.

Ndërkohë, edhe Los Anxhelos po përballet me një bilanc tepër të lartë ditor. “Shifrat e raportuara në ditët e fundit, reflektojnë në të vërtetë fuqinë shkatërruese të Covid-19”, u shpreh Barbara Ferrer, drejtor i agjencisë së shëndetit në Los Anxhelos.

Por presidenti Donald Trump thotë se shtetet me më pak raste, do të jenë në gjendje që të urdhërojnë rihapjen e bizneseve shumë shpejt. “Disa shtete do të rihapen më shpejt se të tjerët, pasi nuk po kalojnë në telashe të mëdha”, u shpreh Donald Trump.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli