Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ulen aksidentet, asnjë humbje jete në spitalin e traumës

Nga A2 CNN
17 Prill 2020, 16:25 | Aktualitet
Ulen aksidentet, asnjë humbje jete në spitalin e traumës

Pandemia e koronavirusit ul ndjeshëm traumat dhe urgjencat kirurgjikale. Izolimi i popullsisë për shkak të Covid-19 ka reduktuar aksidentet në punë dhe në rrugë. Volumi më i madh është te ndërhyrjet kirurgjikale urgjente që këtë periudhë janë zhvendosur nga QSUT te Trauma. Por mjekët thonë se situata është më e qetë nga çfarë pritej, me rreth 15 ndërhyrje në ditë.

“numri i aksidenteve ka rënë diku te 50-60%, por është rritur fluksi i urgjencave të tjera kirurgjikale”, thotë Dritan Çela, shefi i kirurgjisë te spitali i Traumës.

Në këtë periudhë pandemie, edhe sjellja e mjekëve ka ndryshuar. Çdo pacient trajtohet si i prekur me Covid, ndaj janë shtuar masat mbrojtëse, por edhe vizitat diagnostikuese para kryerjes së operacionit.

E nëse Covid-19 vijon të shtojë të prekurit dhe viktimat, këtë periudhë në spitalin e traumës nuk ka pasur asnjë humbje jete nga aksidentet dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu