Fëmijët e kopshtit këndojnë për mjekët

Këto javë mjekët po kalojnë ditët e tyre më të vështira, duke luftuar në vijën e parë me virusin më të rrezikshëm të këtyre viteve.

Për këtë arsye një grup prindërish në Durrës, kanë vendosur që sensibilizimin ta bëjnë nëpërmjet këngës. Fëmijët e tyre, të të njëjtit kopsht këndojnë këngën për mjekët.

E gjitha ka qenë një iniciativë individuale. Prindërit kanë paguar kompozitorin, kameramanin dhe montazhin profesionist për të krijuar videon e cila tashmë është shpërndarë në rrjetet sociale.