Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Koronavirusi sjell “Luftën e re Civile” në SHBA, guvernatorët demokratë refuzojnë urdhrin e Trump

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 22:51 | Bota

Guvernatorët demokratë në Minesota, Uashington dhe Nju Jork janë duke i rezistuar kërkesës së presidentit Donald Trump për të lehtësuar masat ndaj koronavirusit dhe fajësojnë kreun e Shtëpisë së Bardhë se po përkrah protestuesit që kanë dalë në rrugë për të kërkuar fundin e bllokimit.

Në Minesota, guvernatori Tim Walz kundërshtoi thirrjen e Trump për të “liruar” shtetin të premten, duke thënë se duhet më shumë se dy postime në Twitter që kjo gjë të bëhet e mundur. Ndërkohë një numër i madh njerëzish ishin mbledhur përpara rezidencës së tij për të protestuar.

Walz e kritikoi presidentin amerikan se kërkon të kthehet në yllin e “rebelimit kundër bllokimit” me anë të postimit që ai bëri në rrjetet sociale “Lironi Minesotën”.

Edhe guvernatori i Uashingtonit, Jay Inslee dënoi ashpër mbështetjen që presidenti Trump ka treguar ndaj protestuesve dhe e akuzoi atë për 'nxitje të rebelimit të brendshëm'.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani