Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

PD: Rama abuzoi me tenderin e mjeteve mbrojtëse, maskën që shitet 400 lekë e bleu dyfishin

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 12:54 | Politikë
PD: Rama abuzoi me tenderin e mjeteve mbrojtëse, maskën që shitet

Partia Demokratike, përmes ish-deputetëve të saj Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeaj ka denoncuar në media një situatë që sipas tyre paraqitet si një skandal, madje si “një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë”.

Për demokratët, Qeveria ka abuzuar me tenderin e mjeteve mbrojtëse ndaj koronaviusit. Në veçanti, ata i referohen tenderit të 31 marsit, i shpallur sekret nga Qeveria.

“Bleva dje pasdite në farmaci një maskë mbrojtëse nga ato që ka blerë edhe qeveria. Çmimi ishte 4 mijë lekë. Sa lekë e ka blerë qeveria shqiptare këtë maskë 4 mijë lekëshe? Plot, dyfishin e çmimit, me 8 mijë lekë të vjetra. Pra me pakicë blihet 4 mijë lekë, ndërsa me shumicë Qeveria e blen me 8 mijë lekë të vjetra”, akuzon Vokshi.

Alibeaj shtoi se abuzime të njëllojta kanë ndodhur edhe për mjete të tjera, ku sipas tij disa veshje spitalore të zhdoganuar me 9.6 euro, janë blerë nga shteti shqiptar me 28 euro.

“Abuzimet kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për të vjedhur”, deklaruan ish-deputetët para ministrisë së Shëndetësisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë