Përballimi i pandemisë, Mitsotakis: Greqia nuk është më “delja e zezë” e Evropës

MITSOTAKIS SHQIPERIA MB frame 68 1100x620

“Greqia nuk është më “delja e zezë” e Evropës, ajo tregoi rezistencë dhe disiplinë në mënyrën sesi përballoi pandeminë e koronavirusit”, kështu deklaroi kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për mediat.

Mes të tjerash kreu i qeverisë greke tha se vendimi i tij për të vendosur sa më parë masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, rezultoi i drejtë, pavarësisht impaktit që pati në ekonominë e vendit doli nga ndihmat ndërkombëtare vetëm në 2018.

Ai shtoi për gazetën “Kathimerini” se pret që plagët për ekonominë e vendit do të shërohen vetëm në vitin 2021.

Greqia, më një popullsi prej 10 milionë banorësh ka numëruar vetëm një numër të ulët rastesh me koronavirus, në krahasim me shumë vende të tjera evropiane. Deri tani në shtetin helen ka 2224 persona të prekur me koronavirus.