Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rastet me koronavirus në fasoneri, PD: Qeveria nuk i mbyll pasi nuk do t’i paguajë

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 21:55 | Politikë

Partia Demokratike ka vijuar për të disatën ditë thirrjen ndaj kryeministrit Edi Rama për të mbyllur fasoneritë, si biznese tepër të rrezikuara për përhapjen e koronavirusit.

Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri deklaron se qeveria refuzon të mbyllë këto aktivitete pasi nuk do të paguajë pagën e luftës për 70 mijë vajza dhe gra që punojnë në to.

‘70 mijë punonjëse, gra dhe vajza, shumica nëna por edhe kryefamiljare, janë sot të ekspozuara para COVID-19. Dhe kjo vetëm sepse Edi Rama refuzon t’i përdorë paratë e taksave të shqiptarëve për t’u paguar rrogat këtyre punonjësve, në vend të koncesioneve dhe aferave korruptive me tendera gjoja sekrete. Faktet janë tronditëse, gra dhe vajza, punonjëse në fasoneri nga Tirana, Kruja e Shkodra janë infektuar me koronavirus. Po sa të tjera janë te infektuara që u refuzohet testimi? Sa prej tyre kanë infektuar edhe familjarë e të afërm? Këto fakte tregojnë se për Edi Ramën vlejnë më shumë milionat korruptive që bashkëndan me oligarkët sesa 15 milionë euro paga të punonjësve që do të mbronin jetën dhe shëndetin direkt të 70 mijë punonjësve të fasonerive e mijëra të tjerëve që janë familjarë e të afërm të tyre. Me propagandë nuk ushqehen shqiptarët dhe as nuk mbrohet jeta e tyre”, shkruan Pampuri në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani