Sfidat e karantinës, sportistët dhe forca e njerëzve që nuk dorëzohen

Në fund, jeta triumfon. Covid-19 e ka gjunjëzuar botën këto kohë, por jo shpirtin e njeriut. Dhe kjo pasqyrohet te sportistët. Edhe pse çdo gjë është e shkretë, e pezulluar, e mbyllur, ata vazhdojnë të gjejnë një mënyrë ose diçka tjetër për të mbajtur trupin e tyre në formë.

Dikush në mal, dikush në një tjetër kontinent shumë larg familjes, apo afër dhe i izoluar, pothuajse të gjithë me stërvitje jo të plotë, por me dëshirën për të mos u dorëzuar.

Edhe pse është një fazë, siç shprehen, që thjesht stërviten pa ditur se kur do të fillojnë.

Edhe pse ka përjashtime në një situatë absurde ku nuk stërviten dot pikërisht në sportin që janë lidhur që fëmijë.

Edhe pse për herë të parë mësimi i sportit të “topkëmbës” duhet të zhvillohet online në videokonferenca nga trajneri që është kilometra larg.

Online ka edhe zhgënjim, por mbi të gjitha ka shpresë se një ditë do të përfundojë dhe gjithçka do të kthehet si më parë. E për këtë arsye, optimizmi nuk mungon. Ka forcë brenda karantinës dhe dëshirë për të parë dritë në fund të tunelit.

Në fund të fundit, jo çdo gjë është e errët, nuk është ego. Është beteja për të triumfuar me çdo kusht, në çdo mënyrë, është forca e njerëzve që nuk dorëzohen, është shpirti qe triumfon ndaj çdo pengese.