Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shkencëtarët britanikë: Koronavirusi mund të ketë qarkulluar që nga shtatori

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 21:02 | Bota
Shkencëtarët britanikë: Koronavirusi mund të ketë

Shkencëtarët britanikë kanë dalë me një studim të si se koronavirusi ka nisur përhapjen përgjatë muajit shtator dhe se qyteti i Wuhanit nuk është qendra e nisjes së pandemisë.

Një grup kërkuesish nga Universiteti i Cambridge po përpiqet të identifikojë burimin e virusit nëpërmjet krijimit të një harte sipas historikut gjenetik, e cila do t’i drejtojë tek personi i parë i cili është infektuar.

Doktori gjenetist Peter Forster dhe ekipi i tij kanë mbledhur të dhëna të cilat tregojnë se shpërthimi duhet të ketë nisur diku rreth datave 13 shtator dhe 7 dhjetor.

Sipas Newsweek, kërkuesit kanë arritur të ndërtojnë një grafik mbi përhapjen e virusit, duke përfshirë mutacionin gjenetik, ndërkohë që është përhapur nga Kina, në Australi, në Evropë dhë më pas në të gjithë botën.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani