Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Tenderi i mjeteve mbrojtëse, Ministria e Shëndetësisë: PD mos të hedhë baltë, të hapur për hetime

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 15:22 | Politikë
Tenderi i mjeteve mbrojtëse, Ministria e Shëndetësisë: PD

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike që akuzoi sot qeverinë për afere korruptive me tenderin e mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit, duke i cilësuar ato si shpifje.  

Me anë të një deklarate Ministria i kërkoi PD-së “të mos hedhë baltë mbi punën dhe sakrificën e specialistëve që punojnë ditë e natë në këtë ministri, në garë me kohën për të siguruar çdo mjet të nevojshëm në këtë luftë, që personeli mjekësor të jetë i mbrojtur dhe të punojë me standarde”, por edhe që është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë.

https://a2news.com/2020/04/18/pd-rama-abuzoi-me-tenderin-e-mjeteve-mbrojtese-masken-qe-shitet-400-leke-e-bleu-dyfishin/

Ish-deputetët Albana Vokshi dhe Enkelejd Alibeaj denoncuan sot në media një situatë që sipas tyre paraqitet si një skandal, madje si “një nga aferat më të mëdha të qeverisë në kohën e pandemisë”, ku sipas tyre disa veshje spitalore të zhdoganuar me një çmim të caktuar ishin blerë nga shteti shqiptar me shifra të shumëfishuara.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani