Koronavirusi në Kosovë, 30 raste të reja, 9 të shëruar

koronavirusi koalicioni kosove 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 30 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar në 510 numrin total të personave të infektuar.

Numri total i personave të shëruar në Kosovë ka shkuar në 93, ndërsa luftën me Covid-19 e kanë humbur 12 persona.

Sipas institutit, deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6,004 kontakte të rasteve.