Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ortodoksët festojnë Pashkët, kishat e boshatisura

Nga A2 CNN
19 Prill 2020, 16:42 | Bota
Ortodoksët festojnë Pashkët, kishat e boshatisura

Ortodoksët festojnë Pashkët, ndërsa në shumë vende të botës mbizotëron izolimi. Si asnjëherë më parë, ceremonitë fetare u zhvilluan pa besimtarë dhe me kisha të boshatisura.

Në Jeruzalem, kisha e Varrit të Shenjtë, ku besohet se është varrosur dhe ku do të ringjallet Jezusi, hapi dyert vetëm për një një grusht klerikësh ortodoksë grekë. Ata kryen shërbesën tradicionale, e cila u transmetua në pjesë të ndryshme të botës dhe u ndoq nga miliona besimtarë ortodoksë.

Pashkët janë festa më e rëndësishme e kalendarit të krishterë. Zakonisht, grumbullon mijëra besimtarë ortodoksë në kishën e Varrit të Shenjtë, të cilët marrin pjesë në celebrime të ndryshme, përfshirë atë të Zjarrit të Shenjtë, që simbolizon ringjalljen e Jezusit pas vdekjes së tij në kryq.

Situatë e ngjashme me atë në Jeruzalem u ndesh edhe në Rusi. Në katedralen e Moskës, ceremonia fetare u udhëhoq nga Patriarku Kirill, por nuk pati besimtarë të pranishëm.

“Normalisht, në këtë periudhë, ka zhurmë nga numri i madh i personave që vijnë në kishë dhe presin për shërbesën. Por tani po iu adresohem në heshtje të plotë, pasi kisha është bosh”, tha Patriarku Kirill.

Pashkët ortodokse u celebruan me të njëjtën atmosferë edhe në vende të tjera të botës, me shërbesat fetare që u ndoqën vetëm me anë të transmetimeve të drejtëpërdrejta nga televizionet publike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë