Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Italia nuk harron Shqipërinë dhe vendet që e ndihmuan: Faleminderit, vëllezër!

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 12:12 | Aktualitet
Italia nuk harron Shqipërinë dhe vendet që e ndihmuan:

Italia nuk harron ata që iu gjendën në ditët më të vështira në pandeminë koronavirus. Me anë të një videomesazhi tepër emocionues, Lombardia falënderon të gjitha vendet që dërguan staf mjekësor, pajisje mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe respiratorë. Një vend të veçantë në këtë material pati dhe kontributi i Shqipërisë.

Videomesazhi është shpërndarë nga kryetari i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana, i cili dëshiron që me anë të këtij materiali, të përçojë falënderimet më të përzemërta të tij dhe të italianëve.

“Ju erdhët për ne dhe na ndihmuat të fitonim kohë, të ulim kurbën. Do të fitojmë, sigurisht që do të fitojmë. Dhe kur të keni ju nevojë, do të vijmë pa na thirrur. Faleminderit, vëllezër!”, thuhet në videomesazh.

Ndërsa në fund shfaqen ngjyrat e rajonit të Lombardisë, ndërsa falënderohen të gjitha shtetet që kontribuuan në mënyra të ndryshme në përballimin e emergjencës shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19.

https://www.facebook.com/fontanaufficiale/videos/567421393881106/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani