Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nuk respektoi distancimin social, gjobitet fasoneria në Shkozet

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 13:23 | Aktualitet
Nuk respektoi distancimin social, gjobitet fasoneria në Shkozet

Në vijim të masave dhe kontrolleve të shtuara policiore për respektimin e udhëzimeve për subjektet që i janë rikthyer aktivitetit të tyre, burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se është gjobitur një fasoneri në zonën e Shkozetit, për mosrespektim të distancimit mes punonjësve dhe mos krijim të kushteve të përshtatshme nga ana e drejtuesve.

Fasoneria është gjobitur me 5 milionë lekë dhe masa është marrë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Krimi ekonomik, pas problematikave të konstatuara nga kontrolli i kryer në këtë subjekt.

Vijon puna për kontrollin e fasonerive, kryesisht atyre që operojnë në zonën e Krujës, si një ndër Bashkitë më problematike të qarkut dhe rritjes së rasteve me Covid-19, në 48 orët e fundit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë