Numri 1 i tenisit: Nuk i besoj vaksinave, po më detyruan nuk luaj më

djokovic federer 1100x620

Është aktualisht numri 1 i botës në renditjen ATP, dhe një nga tre “përbindëshat” e tenisit, bashkë me Federer dhe Nadal, që kanë fituar gjithçka në dekadën e fundit.

Por serbi Novak Djokovic tashmë mund të ketë kundërshtarë edhe më të fortë se “mitet” e këtij sporti, dhe janë vaksinat.

Tenisti 33-vjeçar mesa duket është një mbështetës i flaktë i teorive kundër vaksinimit. Por teoria tani mund të shndërrohet në praktikë në qoftë se, pas pandemisë së koronavirusit, vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për lojtarët profesionistë. “Personalisht jam kundër vaksinimit dhe nuk do të doja që dikush të më detyronte të vaksinohesha për të udhëtuar”, deklaroi Djokovic.

Tenisti shtoi se ka disa ide të qarta për atë argument dhe për momentin nuk ndryshojnë, dhe se sezoni i tenisit nuk mund të ndodhë para shtatorit.