Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Si do të pushojmë këtë vit? Klosi: Thelbi i suksesit, distanca sociale dhe higjiena

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 09:23 | Aktualitet
Si do të pushojmë këtë vit? Klosi: Thelbi i suksesit,

“Ne i kemi të gjitha shanset, duke mbajtur situatën nën kontroll, mund të dalim më parë në treg se vendet e rajonit. Strukturat hoteliere janë më lehtë të menaxhueshme, krahasuar me vendet e rajonit. Ne kemi mundësi që me bizneset e vogla mund të dalim në treg. Kjo është linja që po kristalizohet. Në momentin e hapjes do të kemi rregulla dhe një strategji të caktuar. Shqipëria mund të jetë shumë më atraktive sa i takon turizmit familjar, jo të targetuar shumë drejt muzikës, festave të mëdha. Çmimet në Shqipëri janë konkurrente”.

Kështu u shpreh në Dita Jonë Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, ku foli për turizmin këtë sezon. Ai theksoi se fillimisht duhet menaxhuar si duhet situata nga koronavirusi. “Nuk duhet të na iki frika nga sëmundja. Menaxhimi shumë më i mirë i sëmundjes, është përgjigja si do të pushojmë ne. Përgjigjja do të vijë nga ekspertët e shëndetësisë. Nëse situata do të jetë nën kontroll do të kemi më shumë kohë për të pushuar në bregdetin shqiptar. Ne kemi bërë gati një material së bashku me ministrinë e Shëndetësisë, do ta hedhim atë për miratim, kur do të gjykohet se do të hapet ky sektor. Higjiena dhe distanca sociale do të jetë thelbi i suksesit”.

Në rrjetet sociale është shkruar se këtë sezon duhet marrë leje te e-Albania, por Klosi shprehet se nuk është aspak e vërtetë. “Leja te e-Albania për të pushuar? Ky është një truk gazetaresk. Leje të posaçme do të ketë për strukturat që do të menaxhojnë këtë sektor. Kjo ka qenë ideja e asaj që unë kam dashur të them. Kjo ka të bëjë me biznesin dhe jo me qytetarët. Turizmi do të ketë humbje, por do të jetë një sektor që do t’i vijë shumë në ndihmë ekonomisë shqiptare”, tha Klosi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë