Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Amnistia fiskale, Spaho: Ka shumë pikëpyetje, në shumë vende mbahen edhe referendume

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 10:19 | Ekonomi
Amnistia fiskale, Spaho: Ka shumë pikëpyetje, në shumë vende

“Nisma ngjall shumë pikëpyetje sesa parashikime për realizim. Kjo nuk është një nismë që bëhet për herë të parë. Në vitin 2011, një nismë e tillë nuk ka pasur sukses. Këtë herë, duhet të themi se nuk kemi një historik pozitiv për të parashikuar një sukses për këtë nismë”.

Kështu u shpreh në A2 eksperti i ekonomisë, pedagogu Mateo Spaho, teksa komentoi nismën e amnistisë fiskale, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama.

Spaho theksoi se për të pasur sukses amnistia fiskale, duhet të jetë të paktën edhe opozita dakord. “Të kalosh nga kontrolli te falja ngre disa dyshime. Një amnisti duhet të ketë një mbulesë të gjëra për të pasur sukses, duhet të jetë edhe opozita dakord. Në shumë vende bëhen edhe referendume. Këtu ka edhe një problem moral. Të gjithë ata që kanë paguar taksat gjatë këtyre viteve, krijon një dyzim te qytetarët e ndershëm. Në rastin e Shqipërisë kemi pasur probleme shumë të mëdha me trafiqet e paligjshme dhe kjo pritet të krijojë jo pak probleme. Këta persona do të japin një shembull shumë të keq”.

Spaho shprehet se amnistia do të sillte edhe një problem ekonomik në një kohë të dytë. “Një tjetër problem është se këto vite organet tatimore nuk kanë qenë aspak në gjendje për të evidentuar problematikat. Edhe në kohën kur nuk kishte amnisti, shumë biznese nuk kontrollohen. Nuk kanë pse këto t’i nxjerrin në dritën e diellit paratë. Më parë se të bëhet amnistia duhet të kryhen kontrolle, në mënyrë që individët të jenë të frikësuar për të krijuar evazion fiskal.

Do të sillte edhe një problem ekonomik në një kohë të dytë, pasi do të ishte e vështirë të tatosh këta persona. Një amnisti fiskale, nuk garanton investimin e tyre. Së pari, duhet të kishim marrë masat e duhura që të mos formalizohej paraja e krimit. Vende shumë më të zhvilluara se ne kanë pasur vështirësi për kontrollin e saj”.

Më pas, një parashikim se sa mund të jetë shuma që mund të deklarohet. “Le të themi që në  vitin 2011 qeveria priste të përfitonte 100 milionë, por zbriti në 30 milionë euro. Tani nuk e di, por ka hapësira që të deklarohen deri në 500 miliardë euro, por nuk besoj se qeveria do të përfitojë më shumë se 45 milionë euro të ardhura”, u shpreh Spaho.

A2 CNN Livestream

Dita jonë