Argëtim në kohë karantine, lojë tenisi në tarracat e pallateve në Itali

Qëndrimi në izolim për një kohë të gjatë ka shtyrë njerëzit të gjejnë mënyra alternative për të ushtruar sportet e tyre të dashura.

Në Itali, dy vajza kanë çuar lojën e tenisit në nivele tepër të larta. Ato luajnë pa ndërprerë në tarracat e dy pallateve të ndryshme, ndërsa kjo seancë stërvitore ishte kërkuar nga trajneri si provë për angazhimin e tyre nga shtëpia.