E rëndë në Kosovë, shtatzëna humb jetën nga koronavirusi

kosova infektivi 1100x620

Një grua shtatzënë ka humbur jetën mëngjesin e së martës si pasojë e koronavirusit në Klinikën Infektive të Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar të kësaj klinike 40-vjeçarja nga Gjakova prej datës 15 prill ka qenë në mjekim intensiv, por nuk ka mundur t’ia dalë përballë këtij virusi vdekjeprurës.

Deri në këto momente, në Kosovë raportohen 16 viktima si pasojë e koronavirusit dhe 598 persona të infektuar.