Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi mund të dyfishojë urinë në botë

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 13:04 | Bota
Koronavirusi mund të dyfishojë urinë në botë

Programi Botëror i Ushqimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se numri i njerëzve, që përballen me pamundësinë për të siguruar ushqime, mund të dyfishohet, dhe të arrijë shifrat 265 milionë, për shkak të vështirësive që po has ekonomia nga pandemia e koronavirusit.

Impakti që kanë dhënë humbja e të ardhurave nga turizmi, rënia e remitancave dhe udhëtimeve, si dhe masat e tjera shtrënguese të lidhura me pandeminë e Covid-19, mund të çojë 130 milionë njerëz drejt urisë këtë vit, duke ia shtuar këto dhe 135 milionë njerëzve të tjerë përreth botës që ndodhen në këtë kategori.

“Covid-19 është potencialisht një kërcënim katastrofik për miliona që tashmë varen në fije të perit”, u shpreh zyrtari i lartë i WFP, Arif Husain.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani