Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Kthehem nga varrimi, po shkoj të blej peshk”, justifikimet e shqiptarëve që shisnin drogë duke thyer karantinën

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 15:41 | Kronikë
“Kthehem nga varrimi, po shkoj të blej peshk”, justifikimet e

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali në 2 aksione të ndryshme, pasi akuzohen për shitje droge. Në rastin e parë, në Milano u arrestuan 2 shqiptarë të moshave 37 dhe 24 vjeç si dhe një shtetas brazilian, pasi në automjetin me të cilin udhëtonin u gjet një sasi e vogël kokaine.

Ata shfaqën nervozizëm kur policia nisi kontrollin në kuadër të kufizimit të lëvizjeve për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe deklaruan se po ktheheshin nga Bergamo ku kishin marrë pjesë në një varrim. Ndërkaq, në Prato u arrestua një shqiptar 33 vjeç, i cili ishte në shërbim prove me 3 vjet e gjysmë, për trafik droge dhe duhej të qëndronte në banesë.

Por ai theu arrestin shtëpiak dhe gjendjen e karantinës për të vijuar aktivitetin e tij ilegal të shitjes së drogës. Kur policia e ndaloi ai tha se po dilte për të blerë peshk, por nga kontrolli iu gjet një sasi kokaine, gati për shitje.

https://youtu.be/IRUl1MkNW-w

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani