Në simbiozë me natyrën, makinat e braktisura duken instalacione bashkëkohore

Dikur kanë qenë simbol pushteti, parash, admirimi dhe zilie. Por sot ato nga njerëzit cilësohen si disa hekurishte të rëndomta, dhe si të tilla janë trajtuar ndër dekada, të braktisura në vende të humbura, si në pyjet e mbarë botës.

Aty, këto makina të vjetra duket sikur në fakt jetojnë sërish, tashmë në simbiozë me natyrën.

Janë të shumtë fotografët e interesuar vitet e fundit t’i gjejnë dhe t’i fotografojnë këto relike të një epoke që nuk është më, dhe shpesh herë rezultati i ngjason instalacioneve të artit bashkëkohor.