Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Olta Gixhari, e izoluar në Spanjë me partnerin: Policët këtu ma shpifin

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 10:18 | Showbiz
Olta Gixhari, e izoluar në Spanjë me partnerin: Policët këtu

Prej 11 marsit, aktorja e famshme shqiptare, Olta Gixhari, ka mbetur e bllokuar në Valencia të Spanjës së goditur rëndë nga koronavirusi.

Ajo foli mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte në “Dita Jonë”, ku tregoi se si është duke i kaluar këto ditë në izolim.

“Izolimi është shumë i rreptë. Këtu nuk del dot, nuk ka fasha orare. E vetmja formë për të dalë është të shkosh në supermarket. Por, unë e kam marr me sportivitet, pastaj jam edhe në kushte mjaft të mira, jam në shtëpi”, tregon Olta Gixhari.

Më tej, aktorja tregoi se çfarë ia shpif në vendin ku ka mbetur e bllokuar. “Dje po më vinte të qaja kur po flisja me mamanë. Dola për të blerë diçka dhe më ndaloi polici. Më qortoi dhe më tha, pse ke blerë vetëm dy gjëra, ndërsa më bëri shumë pyetje”, tregon aktorja.

Olta tregon më tej se, pavarësisht këtyre problemeve, në një situatë të tillë, për të është më mirë e izoluar me partnerin e saj se sa me prindërit.

Në fund, Olta foli edhe për projektet që i mbetën pezull në këtë periudhë. “Gjatë kësaj periudhe do të kisha hapur një biznes në Tiranë, por ndodhi kjo që ndodhi dhe mbeti pezull gjithçka. Sa i takon teatrit, nuk kisha ndonjë projekt”, tregoi aktorja.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani